close
Vendi

SHKUP: BESA PJESË E SHUMICËS PARLAMENTARE

Kjo parti do të menaxhojë ministrinë e Kulturës


 

Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA, si edhe Kuvendi Qendror, konform detyrimeve dhe te drejtave statutore – diskutoi dhe vendosi që Lëvizja BESA të jetë pjesë e shumicës qeveritare dhe e pushtetit ekzekutiv. Kësaj partie i është besuar ministria e Kulturës.  Për emrin e ministrit dhe detajet e tjera Kuvendi Qendror e ka autorizuar Kryesinë Qendrore që të vendosë pasi që të vijnë propozimet nga strukturat e Lëvizjes- thonë nga kjo parti.

Agjenda reformuese, procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit, hapja e negociatave për integrim në BE dhe, veçmas, kohezioni i nevojshëm për anëtarësim në NATO, që sot mund të konsiderohet akti më i rëndësishëm historik për vendin, por edhe për shqiptarët, janë detyrime që na bëjnë koshientë për rëndësinë e momentit dhe anës në të cilën ne duhet të jemi të rreshtuar sot. E ne jemi për anëtarësim në NATO dhe për integrim në BE.  Neve na është besuar të udhëheqim me resorin e kulturës dhe kjo për neve është nder dhe mirënjohje, sepse një vend që viteve të fundit u betonizua ka nevojë për t’u çliruar dhe për të reflektuar vlera të njëmendta kulturore e shpirtërore, që – për fat të keq – deri tash ose janë mbuluar ose janë harruar.

Megjithatë, duhet të ritheksojmë se pjesëmarrja jonë në këtë qeveri është më shumë strategjike se procentuale, ndërsa ne jemi të bindur se Besa ka kapacitet të mjaftueshëm intelektual dhe menaxhues që të dëshmojë se ka ide, vizion dhe projekte që mund të ndihmojnë në avancimin e jetës kulturore në vend. /Art Channel/

 

Art Channel

The author Art Channel