close
Vendi

SHKUP: ANULOHEN DY SEANCA TË PSP-së

сјо13

“Dhuna në Qendër” më 3 Prill, “Tenderë” më 13 Prill


Sot ka filuar gjykimi për rastin, ‘Tenderë” nga ana e Prokurorisë speciale ku e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska – Milevska e cila tha se nuk ndihet fajtore për akuzat e PSP-së. Gjithashtu Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar paraburgim për të akuzuarin Milan Andonovski në lëndën “Shuplakat në Qendër”.

Në seancën e sotme për rastin “Dhuna në Komunën Qendër” në të cilën mes të akuzuarve është edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish-ministri, Mile Janakieski, nuk u paraqit një nga të akuzuarit dhe për këtë shkak prokurorja Fatime Fetai kërkoi që t’i shqiptohet masa paraburgim.

“Nëse do të vinte ai sot në seancë me siguri nuk do të kishte lodhje fizike. Mungesa e tij është me qëllim që ta zgjasë procedurën. Kjo është herë e tretë që i njëjti nuk paraqitet në seancë. Është e dukshme që i ik, për atë propozoj që t’i shqiptohet masa e paraburgimit”, tha Fetai.

Avokati Dankov theksoi se kërkesën e prokurorëve të PSP-së për të akuzuarin e kupton si kërcenim për të akuzuarit tjerë, të cilët nuk guxojnë të sëmuren derisa zhvillohet kjo procedurë. Gjykata e refuzoi kërkesën e PSP-së, gjegjësisht nuk i përcaktoi paraburgim Andonovskit.  Gjykimi është shtyrë për 3 prill.

Gjatë ditës së sotme gjithashthu u mbajt edhe seanca për lëndën  ” Tenderët” ku gjatë seancës ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska – Milevska tha se nuk ndihet fajtore për akuzat që kundër saj i ngriti PSP-ja. Si të pafajshëm u deklaruan edhe dy të akuzuara, Julijana Ugrinovska dhe Kidija Llazarova – Cvetkovska.

“E kuptoj atë që është shkruar, por nuk mundet askund të gjejë se ku ka keqpërdorim në këtë akuzë. Do të dëshmoj se janë respektuar të gjitha procedurat dhe se nuk ka asnjë keqpërdorim“, tha Kançevska – Milevska.

Gjykimi do të vazhdojë më 13 prill me dëgjimin e pesë audio incizimeve të cilat janë dëshmi në procedurë. Lënda “Tenderët” në të cilën e akuzuara e parë është ministrja e mëparshme e Kulturës Elizabeta Kançevska Milevska ka të bëjë me keqpërdorimin me tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, si pjesë e projektit ” Shkupi 2014″. E akuzuara e dytë dhe e tretë ishin anëtarë të Komisionit për furnizime publike. /Art Channel/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia