close
Vendi

SHGM: GAZETARËT NUK JANË ARMIQ TË POLICISË

auto_naser-selmani-sa-hipokrit-q-euml-jemi-ne-foto_hd-780×43915288007051528801065

Punëtori për sigurinë e gazetarëve


Policia duhet të mësohet se gazetarët që raportojnë nga protestat nuk janë armiq të tyre, por profesionistë në detyrë zyrtare, që duhet të mbrohen nëse sulmohen nga protestuesit. Kështu ka theksuar sot Kryetari i SHGM-së Naser Selmani në hapjen e punëtorisë kushtuar përmirësimit të sigurisë së gazetarëve gjatë ngjarjeve kritike, në organizim të SHGM-së, MPB-së, me përkrahje të OSBE-së.

Trajnimet kanë për qëllim që t’i njoftojnë pjesëtarët e policisë, për rolin e rëndësishëm të gazetarëve për informimin e qytetarëve për ngjarje me rrezik të lartë siç janë protestat. Informimi më i mirë i policisë për misionin e gazetarëve do të ndihmojë që të shmangen incidentet, siç ka pasur raste në të kaluarën, kur gazetarët janë sulmuar nga protestues dhe nuk ju ishte ofruar ndihmë nga policia. Fatkeqësisht ka pasur shembuj, kur vetë pjesëtarët e policisë, për shkaqe të panjohura, në protesta kanë sulmuar gazetarë. Policia duhet të mësojë se gazetarët, nëpër protesta, nuk janë armiq të tyre, por janë profesionistë në detyrë zyrtare, që duhet të mbrohen nëse sulmohen nga protestuesit. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia