close
Ekonomi

SEKTORI I TURIZMIT: ANASHKALOHET KODRA E DIELLIT

Screenshot_5

Kërkohet plan gjeneral urbanistik


 

Turizmi dimëror në Maqedoni, përkundër potencialit të madh tërheq relativisht pak turistë të huaj dhe vendorë. Qendrat kryesore skiatore të Maqedonisë, si Kodra e Diellit dhe Mavrova, me investimet relativisht të ulëta në vitet e fundit nuk tërheqin numër më të madh të turistëve të huaj. Për këto çështje u bisedua në emisionin Arti i Financës.

Maqedonia fiton në vit nga turizmi vetëm 270 milionë dollarë. Njohësit e sektorit të turizmit thonë se kemi të ardhura të vogla nga turizmi për shkak të kapaciteteve të vogla akomoduese, infrastrukturës së keqe, si dhe mungesës së strategjisë afatgjate për zhvillimin e turizmit.

Një gjë të tillë e theksojnë edhe bizneset të cilët operojnë në Kodrën e Diellit e që kërkojnë që ky vend të mos lihet anash.

Hamdi Sulejmani nga iniciativa ta shpëtojmë kodrën e Diellit thotë se prej kur kanë filluar të merren me këtë inciativ ende asgjë nuk është intervenuar.

Ndërkaq, Shauket Hazari Këshilltar shtetëror për turizëm në ministrinë e Ekonomisë theksoi se në Kodrën e Diellit mungon plani gjenaral urbanistik, i cili edhe pengon interevenimet në këtë qendër.

Edhe pse në Maqedoni shënon rritje numri i turistëve shteti akoma ballafaqohet me infrastrukturë joadekuate ku, akoma nuk është ndërtuar autostrada ndaj Ohrit dhe Strugës, që kanë një potencial të madh për turizëm, mungojnë kapacitetet akomoduese moderne apo hotelet si në liqene, por edhe në qendrat skiatore si Kodra e Diellit, Mavrova apo Pelisteri. /Art Channel/