close
Rajoni

SCOTT: BE TË UDHËHEQË ME DIALOGUN

“Përfshirja e SHBA-ve varet nga partnerët tjerë”


Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kajl Scott deklaroi sot se bisedimet e Brukselit duhet të rezultojnë me marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se përfshirja e SHBA-së në këtë proces varet nga “partnerët tjerë”. Ai para gazetarëve tha se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të udhëheqë me dialogun.

Përfshirja e Shteteve të Bashkuara në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit do të varet nga “faktorë të tjerë”, tha të shtunën ambasadori amerikan në Beograd, Kajl Skot. “Dialogu duhet të bëhet me marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës.

Bashkimi Evropian e udhëheq atë dialog dhe ne jemi të lumtur me të, mendojmë se duhet të mbetet kështu”, u tha Scott gazetarëve në Beograd. Ai nuk deshi të përgjigjet në pyetjet se nga cilët faktorë varet përfshirja e SHBA-së në dialog, por shtoi se “i gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë rol në këtë proces”.

Të premten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë përpara fundit të këtij muaji. Në Prishtinë, partitë politike kanë mospajtime rreth rolit udhëheqës të presidentit Hashim Thaçi në dialog. /Agjencitë/

Art Channel

The author Art Channel