close
Kulture

SANREMO 2018: META DHE MORO FITOJNË FESTIVALIN  

ermal-meta-640×697

Disa shqiptarë në Eurovision 2018


 

Kantautori shqiptar, Ermal Meta, ka triumfuar në festivalin më të rëndësishëm të këngës ‘Sanremo’, në Itali, duke rrëmbyer çmimin e madh. Ermal Meta, i cili mori pjesë në këtë garë së bashku me këngëtarin italian, Fabrizio Moro, me këngën “Nuk më keni bërë asgjë” u shpallën fitues me 52% të votave me një diferencë të madhe ndaj vendit të dytë që mori 26% të votave.

Pas shumë polemikave këtë edicion të festivalit, Meta dhe Moro kanë arritur të lënë gjithçka pas krahëve dhe me performancat e tyre të jashtëzakonshme fituan zemrat e italianëve, duke u bërë më të votuarit në këtë festival. Kënga “Nuk më keni bërë asgjë” u pezullua përkohësisht për dyshim të thyerjes së rregullores së Festivalit, por pas vlerësimeve, “Rai” doli në përfundimin që kjo këngë të vazhdonte garën. Pas verifikimeve, RAI ka vendosur qe Meta te vazhdojë garën pasi ka rezultuar se kënga e tij nuk ishte plagjiaturë, sikurse dyshohej.

Pas trofeut të madh në ‘Sanremo’, Ermal Meta ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me gjestin e tij të veçantë. Ai është shfaqur në një foto së bashku me balerinin e njohur, Klejdi Kadiu, duke bërë shqiponjën dykrenore me duar.

Festivali i këngës ‘Eurovision’ do të jetë tepër i veçantë këtë vit për të gjithë shqiptarët. Janë tre këngëtarë shqiptarë, të cilët do të përfaqësojnë vende të ndryshme në ‘Eurovision 2018’.

I pari, siç edhe dihet, është këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa, i cili u shpall fitues në Festivalin e Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Euro 2018’. Gjithashtu, shqiptari i dytë që merr pjesë në këtë event është Ermal Meta, i cili fitoi ‘Sanremo’ dhe do të përfaqësojë Italinë. Por në këtë ‘Eurovision’ do të jetë dhe një femër shqiptare, e cila do të këndojë për Qipron. Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë nga Fieri, Eleni Foureira, e cila do të ngjitet në skenën e festivalit me flamurin e Qipros. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia