close
Top LajmeVendi

SAMITI I SOFJES: ZAEV- KEMI ARRITUR OPSION PËR TË DYJA PALËT

Miqësia me Greqinë pas këtij takimi është forcuar


Kryeministri i Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Alexis Cipras u takuan në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Sofje. Kryeministri Zoran Zaev në pres konferencën e përbashkët të samitit në Bullgari ka thënë se bisedimet me kryeministrin grek Aleksis Cipras kanë ardhur deri te një opsion i pranueshëm për dyja palët.Sipas kryeministrit Zaev, miqësia me Greqinë pas këtij takimi është forcuar.

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev pas takimit me homolgun grek Aleksis Tsipras para mediave në Sofje deklaroi se negociatat për emrin janë në rrugën e duhur dhe se kanë arritur të veçojnë një opcion për të cilin do të duhet politikat e brendshme të dyja shteteve ti pranojnë dhe pastaj të bëhet zyrtarizimi i zgjidhjes.

“Pas gjithë asaj që u arrit e konstatuam dhe vërtetuam se qëndrojmë pas asaj edhe si kryeministra dhe është mirë që ka përfunduar. Ajo që kishte mbetur e hapëm përmes disa opsioneve dhe e vërtetuam një opsion që mund të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Por unë jam Zorani, kontra-partneri imë quhet Aleksis dhe ne jemi vetëm dy persona dhe duhet të kemi kujdes se si kjo do të zbatohet në mënyrë institucionale, duhet të flasim me presidentët e të dyja shteteve, me liderët e partive tjera, me shefat e opozitës, andaj ndalojmë këtu për të mos shpalosur më shumë detaje”deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Gjatë kësaj ai shtoi se dy palët duhet të kenë kujdes se si ajo për të cilën janë marrë vesh, pastaj në mënyrë institucionale do të implementohet.

“Duhet të bisedojmë me presidentët e dy shteteve, me liderët e tjerë, me shefat e opozitës, kështu që mbetet të përgatiten edhe hollësitë e tjera”, tha kryeministri.

Në pyetjen se a mund të arrihet deri në anulim të zgjidhjes për emrin, Zaev u shpreh shkurt – “Mos dhëntë Zoti”, por menjëherë shtoi se ndërmjet dy palëve është zhvilluar miqësi e pakthyeshme, e cila edhe në të ardhmen do të zhvillohet.

“Do të ishte e mirë zgjidhja të cilën të dyja palët do të dëshironin të pranohet, të arrihet tani, sepse në fund të qershorit kemi Këshillin Evropian, ndërsa kjo do të ishte inkurajim shtesë për Këshillin Evropian. Nëse nuk është e mundur, tha kryeministri, ne vazhdojmë në kërkimin e zgjidhjes, derisa të dakordohemi.

Kryeministri grek, Cipras, nga ana tjetër në fillim të takimit deklaroi se “metrat e fundit janë më të rënda”.

“Është bërë zhvillim, por ka ende rrugë për t’u ecur”, ka shkruar mbrëmë në Tuiter, Cipras, n lidhje me bisedimet për çështjen e emrit.

 “Zgjidhja e çështjes së emërit mes Maqedonisë dhe Greqisë sipas të gjitha gjasave do të fillojë me nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësi, ashtu siç ishte marrëveshja me Bullgarinë. Pasi që të arrihet pajtueshmëria për çështjet kontestuese, në të do të vendoset obligimet e të dyja palëve. Do të shkruajë edhe se Greqia nuk do ta pengojë hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore të dy vendet do të bashkëpunojmë për avancimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike.”, thotë ish- ambasadori Gjorgi Spasov për NOVATV.

Ky është takimi i dytë tet-a-tet mes Zaevit dhe Cipas, pas bisedimeve që u bënë në Davos. Takimi filloi në orën 10 e 30 sipas kohës bullgare. Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në prill deklaroi se kur publiku të dëgjojë paralajmërimin për takimin e ardhshëm me kryeministrin grek Aleksis Cipras, ajo do të thotë se ka gjasa që të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit. Takimi i kryeministrave vjen pas takimit që u zhvillua ndërmjet krerëve diplomatik të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, Methju Nimic e cilësoi si shumë serioz, shpesh herë tenzik dhe tha se rezultatet e tij do t’ju brifohen kryeministrave si përgatitje për takimin e 17-majit, Përmdryshe kanë mbetur më pakë se një muaj nga fillimi i qershorit – kur BE-ja vendos për fillimet e bisedimeve hyrëse, ndërkaq Samiti i NATO-s do të mbahet në korrik. /Art Channel/

 

Art Channel

The author Art Channel