close
Vendi

SAMITI I SOFJES: MACRON- JO ZGJERIM TË BE

Screenshot_6

BE duhet fillimisht të bëjë reforma radikale


Presidenti i Francës Emmanuel Macron vazhdon të ketë qëndrimin e tij të palëkundur se BE nuk duhet të zgjerohet njëherë për njëherë. Duke folurnë mesditën e sotme në Sofje, Macron është shprehur se ‘BE duhet fillimisht të bëjë reforma radikale e reale e më pas duhet menduar për një zgjerim’.

Presidenti francez, Emmanuel Macron u shfaq mjaft skeptik gjatë Samitit të Sofjes mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Duke folur për vendet kandidate dhe Ballkanin, presidenti i Francës është shprehur se duhen parë me shumë kujdes dhe ashpërsi. Komentet e Macron janë një zhgënjim për Shqipërinë dhe Maqedoninë, që presin hapjen e negociatave muajin që vjen.

“Ajo që kemi parë këto 15 vite është një rrugë që ka dobësuar Europën sa herë kemi menduar për zgjerimin. Dhe nuk mendoj se u bëjmë një shërbim vendeve kandidate dhe vetes duke përdorur një mekanizëm që nuk ka më rregulla dhe lëviz përpara drejt zgjerimit”.

“Jam në favor të ankorimit të Ballkanit në Europë dhe lëvizjes drejt saj. Por mendoj se duhet ta shohim çdo zgjerim të ri me shumë kujdes dhe rigorozitet”.

Vetem kater dite me pare, Macron priti kryeministrin Edi Rama ne pallatin Elyse ne Paris ne kuader te lobimit qe qeveria shqiptare po ben me vendet anetare te BE ne lidhje me statusin kandidat.

Pavaresisht ketij takimi, deklarata e Macron duket se paraqet nje qendrim kunder zgjerimit te shpejte te BE me vende te tjera ndonese presidenti francez ne deklaraten e tij ne Sofje nuk i referohet konkretisht Shqiperise. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia