close
Bota

RUSI: GJENDEN REGJISTRUESIT E AVIONIT TË RRËZUAR

Autoritetet ruse janë duke hetuar dy regjistruesit e fluturimit nga aeroplani që është rrëzuar të dielën, pranë Moskës. Autoritetet thanë se ekipet emergjente i kanë gjetur të dyja kutitë me të dhënat e fluturimit, si dhe regjistruesit e zërit në kabinë, gjë që do të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të incidentit.

Aeroplani i kompanisë Saratov Airlines është rrëzuar shumë shpejt pasi është nisur nga aeroporti Domodedovo i Moskës, duke shkaktuar vdekjen e të 71 njerëzve në bord. /Agjencitë/

 

Art Channel

The author Art Channel