close
Sport

RUSI 2018: NDESHJA RUSI – ARABI SAUDITE NGRE SIPARIN E BOTËRORIT

rusi arabii

Ndeshja fillon në orën 17:00, në Arena Luzhniki


Me  ndeshjen Rusi – Arabi Saudite, sot nis edicioni i 21-të Kampionati Botëror i futbollit “Rusi 2018”. Tridhjet e dy ekipe do të marrin pjesë në ngjarjen e madhe sportive, të ndara në tetë grupe, të cilat do të zhvillojnë 64 lojë gjatë 32 ditëve të ardhshme. Ndeshja e parë është ajo mes mikpritësve të Rusisë dhe Arabisë Saudite që do të luhet në Luzhniki në Moskë.  Rreth 30 minuta përpara startit të ndeshjes do të nis edhe ceremonia e hapjes dhe çdo gjë është gati.
Ikona e muzikës Botërore Robbie Williams do të performojë së bashku me sopranon e njohur ruse Aida Garifullina dhe i pranishëm do jetë edhe Fenomeni Ronaldo për t’u uruar mirëseardhjen mijëra tifozëve.

Rusi-Arabia Saudite cilësohet si ndeshja me e keqe e mundshme e këtij Botërori duke iu referuar edhe renditjeve të ekipeve në FIFA ku Rusia mban vendin e 70-të dhe Arabia Saudite vendin e 67-të me keq se skuadrat e tjera pjesëmarrëse. Megjithatë të dyja ekipet janë gati për t’u përballur në Luzhniki.

Trajneri i Rusisë Stanislav Cherchesov u shfaq me besim përpara mediave duke thënë se skuadra e tij është gati për ndeshjen e parë. Ndërsa nga ana tjetër Arabia Saudite perveç faktit që do të shfrytëzojë në maksimum këtë turne ka dëshirë të shkojë sa më larg. Kështu është shprehur trajneri Juan Antonio Pizzi. Drejtësinë në ndeshjen e parë të botërorit mes ekipit organizatorë dhe Arabisë Saudite do ta ndaje arbitri argjentinas Nestor Pitana. “Rusi 2018” do të jetë Botërori i parë ku do të futet në përdorim VAR.

Të sigurta janë emocionet dhe spektakli që nisin pikërisht me ndeshjen e sotme Rusi-Arabia Saudite, ndërsa sa i përket fituesit, ai do të mësohet vetëm më 15 korrik. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia