close
Top LajmeVendi

RIFORMATIMI I QEVERISË: PDSH-ja PJESË E SHUMICËS PARLAMENTARE

Screenshot_6

BESA dhe PDSH-ja pranojnë ofertën e Zaevit


Bardhyl Dauti, Ministër për Investime të huaja dhe Mitasin Beqiri Zv. ministër i Transportit dhe Lidhjeve, do përfaqësojnë Partinë Demokratike Shqiptare në Qeverinë e Zaevit.

Partia Demokratike Shqiptare ka pranuar ofertën e Kryeministrit Zoran Zaev për të qenë pjesë e Qeverisë aktuale. Vendim u morr sot në Kuvendin Qendror të mbajtur në Tetovë.

Para mbajtjes së Kuvendit Qendror, lideri i kësaj partie Menduh Thaçi, theksoin se përveç dy posteve të lartë përmendura PDSH-së i janë ofruar edhe pozicione në eshalonin e tretë, për të cilat janë formuar komisione partiake.

Ndryshe, sipas burimeve jozyrtare partiake, Besa e Gashit duhet ta merr Ministrinë e Kulturës. Edhepse u spekulua se kandidat i kësaj partie për Ministër është Zeqirja Ibrahimi, këto pohime janë përgënjeshtruar nga vetë ai, duke theksuar për mediat se edhe poqese i ofrohet një vend ministror nuk do ta pranonte. Në rikonstruimin qeveritar mund të vijë edhe deri te rotacioni i pozicioneve të ministrave mes LSDM-së dhe BDI-së.

BDI-ja është e interesuar për Arsimin dhe siç thuhet po përpiqet ta zëvendësojë me Ministrinë e Drejtësisë. Me hyrjen e këtyre dy partive në qeveri, shumica parlamentare do të rritet për pesë deputetë. Zaevi do të mund të llogarisë në 67 vota. Spekulohet se edhe disa deputetë të koalicionit opozitar janë në mëdyshje për të kaluar me pushtetin, por tani, siç thuhet, kjo çështje është lënë për më vonë. /Lulzime Ameti/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia