close
Bota

REFUGJATËT: OKB DHE BE APEL QË TË PRANOHET ANIJA

Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR) dhe Bashkimi Evropian sot i bënë thirrje Maltës dhe Italisë që t’i lejojnë anijes “Akuarius”, në të cilën gjenden më shumë se 600 emigrantë, të lundrojë në portet e tyre.

Anija “Akuarius”, e cila është marrë nga një organizatë franceze joqeveritare “SOS Mediterane”, të shtunën nga ujërat e Detit Mesdhe në afërsi të brigjeve të Libisë shpëtoi 629 emigrantë, në mesin e të cilëve ka edhe shtatë shtatzëna, 11 fëmijë të vegjël dhe 123 adoleshentë.

Prej atëherë anija lundron ndërmjet Italisë dhe Maltës, sepse asnjëra nga dy vendet nuk i lejon hyrje në portet e tyre.  UNHCR në reagimin e saj paralajmëron se bëhet fjalë për “situatë të jashtëzakonshme urgjente humanitare” dhe kërkoi nga qeveritë në Romë dhe La Valeta të lejojnë “shpëtim urgjent të disa qindra personave, të cilët nga e shtuna janë bllokuar në Detin Mesdhe”. /Agjencitë/

Art Channel

The author Art Channel