close
Top LajmeVendi

QEVERIA: TAKIMI I LIDERËVE TË HËNËN NË MËNGJES

takimi-i-lidereve

Takim me format të shkurtuar


Takimi i liderëve në format të shkurtuar, me pjesëmarrje të liderëve të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së dhe të njërit krah të Lëvizjes BESA, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Hristian Mickovski dhe Bilall Kasami do të vazhdojë të hënën në orën 9 paradite, konfirmuan nga Qeveria.

Kryeministri dhe lider i LSDM-së u bëri ftesë liderëve të VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe njërit krah të Lëvizjes BESA për takim liderësh, të hënën në orën 9:00. Liderët e katër partive do të tentojnë t’i tejkalojnë dallimet dhe të arrijnë marrëveshje për formimin e KSHZ-së dhe çështjet lidhur me referendumin, i cili duhet të mbahet në vjeshtë, ndërkaq formulimin e mundshëm të të cilit e kumtoi Zaev në takimin e parë të liderëve në format të zgjeruar – A jeni për BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

Në tryezë pritet të vihen edhe kushtet e VMRO-DPMNE-së – Ligji për financimin e partive, ndryshimet në Ligjin për Qeveri dhe ndryshimet në Kodin penal lidhur me amnistinë. Pjesëmarrësit e takimit të liderëve, të enjten nuk arritën marrëveshje, por siç deklaruan pas përfundimit të takimit për disa çështje kanë përafruar qëndrimet, por për disa ka pasur vështirësi në gjetjen e qëndrimit të përbashkët. Ata pas atij takimi porositën se presin shpejtë të gjendet zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura. Zaev atëherë potencoi se nuk mund të bëhen kompromise rreth qëllimeve strategjike të Maqedonisë – hyrja në BE dhe NATO dhe për amnistinë, prëderisa Mickovski kërkoi sjellje evropiane jo vetëm në fjalë, por në vepra. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia