close
Top LajmeVendi

PSP: JANEVA- LËNDËT PO ZVARRITEN QËLLIMISHT

1915140

Penalistët: Afatet kohore nuk janë të përcaktuara


 Prokurorja speciale Katica Janeva ka deklaruar se lëndët e ngritura nga PSP-ja, po zvarriten qëllimisht nga mbrojtësit e të akuzuarve në lëndë. Por, sipas penalistit, Qebir Avziu, nuk ka vonesa të qëllimshme, procedurat zhvillohen brenda një afati të arsyeshëm dhe  do të përfundojnë në një kohë që do të jetë e logjikshme dhe e arsyeshme për zhvillimin e procedures penale.

Lëndët që janë ngritur nga Prokuroria Speciale Publike, po zvarriten qëllimisht,ka deklaruar kështu ditë më parë prokurorja speciale Katica Janeva, dhe sipas saj, më së shumti nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve. Janeva në deklaratën e saj theksoi se kjo situatë tregon për nevojën e mbajtjes së parimeve profesionale nga ana e jurisprudencës dhe të Asociacionit të Avokatëve. Por, sipas penalistit, Qebir Avziu, nuk ka vonesa të qëllimshme, procedurat zhvillohen brenda një afati të arsyeshëm dhe  do të përfundojnë në një kohë që do të jetë e logjikshme dhe e arsyeshme për zhvillimin e procedures penale.

‘Procedura penale për nga natyra vetë është e konceptuar në atë mënyrë që kërkon të plotësohen shumë parakushte, që të mund të zhvillohen seancat ashtu siç shihet nga dispozitat e ligjit të procedurës penale. Në rastet kur nuk plotësohen këto kushte, atëherë gjykatësi e shtyn seancën për një datë tjetër. Por, unë jam I mendimit që disa nga këto procedura, sidomos ato që zhvillohen kundër ish funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, nuk mendoj se ka ndonjë shtyrje të qëllimshme, mendoj që ata zhvillohen brenda afateve të arsyeshme.’

Sipas Avziut, rrjedhja e procedurës penale nuk është e afatizuar, por kërkohet që të zhvillohet brenda një afati të arsyeshëm.

‘Afatet kohore nuk janë të përcaktuara, ka afate për ngritjen e aktakuzës, zhvillimi I seancave por vetë rrjedhja e procedures penale nuk është e afatizuar në disa raste. Vetë teoria e procedures penale kërkon që të zhvillohen Brenda një afati të  arsyeshëm… 3 muaj, 3 vjet.’

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva deklaroi se pret që së shpejti në bazë të Strategjisë së Qeverisë për reforma të gjyqësisë të zgjidhet statusi i PSP-së duke marrë parasysh se tetë muaj nuk kanë mundësi ligjore të ngrejnë akuza. Për lëndën e Sopotit ajo deklaroi  se më 18 dhe 19 mars janë caktuar fjalimet përmbyllëse dhe atëherë PSP-ja plotësisht do të deklarohet pas kësaj. Për Monstrën, theksoi se PSP-ja me raportin më 15 mars do të dalë me informatw për atë se a do ta marrin këtë lëndë dhe çka më tej. Janeva, poashtu vërtetoi se PSP-ja ka procedurë të hapur hetuese për rastin me funksionarin e BDI-së Bekir Asani. /B. J. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia