close
Rajoni

PRISHTINË: PLATFORMA E RE PËR DIALOG ME SERBINË

Hoxha: Mangësitë e raportit – prioritare


Deklaratat e autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës, të cilat kohët e fundit përmbajnë fjalor të ashpërsuar dhe akuza të ndërsjella lidhur me dialogun ndërmjet dy vendeve, vazhdimin ose jo të dialogut për tema të caktuara, si dhe lidhur me mundësitë e arritjes së një marrëveshje që do t’i normalizonte marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, po e dëmtojnë vet procesin e dialogut, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Në Prishtinë, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se institucionet e Kosovës janë duke punuar në të gjitha drejtimet e mundshme për të avancuar në procesin e integrimit evropian, derisa përmendi përparësitë dhe mangësitë e pasqyruara në Raportin për Vendin të vitit 2018, te cilat tha se trajtohen me seriozitet.Hoxha këto komente I bëri në diskutimin e organizuar nga Ministria e saj lidhur me“Raportin e Komisionit Evropian për Kosovë 2018”.

Ndërkaq, Subjekti më i madh opozitar në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ngritur shqetësime lidhur me mosemërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, gjithashtu ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie sa i përket platformës së dialogut me Serbinë. Por ai tha se janë duke pritur që të ketë ndryshime në Platformën e re.

Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë përpara fundit të këtij muaji. Ai shtoi se puna e tij është të kujdeset për Serbinë dhe “ta shpëtojë atë nga konflikti”. /Agjencitë/

Art Channel

The author Art Channel