close
Rajoni

PRISHTINË: DIPLOMATI AMERIKAN MIÇEL VIZITON KOSOVËN

Përgënjeshtrohen pohimet për një plan të ri për Kosovën


 

Ndihmës Sekretari i Shtetit të ShBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Vess Mitchell, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka folur për pakon prej katër pikave që ShBA është folur se do t’i dorëzojnw Serbisë për Kosovën. Por këto raportime ai i ka quajtur spekulime, duke shtuar se nuk ka ardhur në Ballkan të paraqes një plan konkret, por që ka kërkuar nga Kosova e Serbia të vazhdojnë dialogun që u mundëson anëtarësimin  në BE.

Diplomati amerikan Michel i ka përgënjeshtruar disa shkrime në media, kryesisht  nga Serbia, se po e fillon këtë turne diplomatike në Ballkan për të propozuar një plan të ri amerikan për Kosovën.

“I kam parë këto spekulime, mund t’ ju them që nuk kam ardhur që të paraqes një plan specifik, por unë kam ardhur për t’i dhënë shtysë dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit.Kosova duhet të bëjë hapa të rëndësishëm për ta siguruar rrugën e vet drejt të ardhmes. Duhet që Kosova të jetë e angazhuar në dialogun me Serbinë. Kemi folur edhe për demarkacionin, dhe kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë që t’i hapet rruga liberalizimit të vizave”,

Zyrtari amerikan tha se në Ballkan ka prani të ndikimi të Rusisë, i cili sipas tij, nuk është në favor të askujt.

“Kemi parë rritje të ndikimit rus në tërë Ballkanin dhe  një pjesë e tyre ka minuar edhe institucionet demokratike. Kemi qenë të qartë edhe në diskutimet tona me përfaqësuesit rusë se nuk është as në interesin e tyre dhe as të popujve të Ballkanit ky ndikim”, theksoi Mitchell.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se institucionet po punojnë shumë në konsolidimin e shtetësisë, si në planin ndërkombëtar, ashtu edhe nw atë të brendshëm.

Michel ka inkurajuar presidentin dhe institucionet e Kosovës që ta vazhdojnë dialogun me Serbinë për normalizimin e raporteve, ndërkaq ka bërë thirrje që të zgjidhet sa më shpejt edhe çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet heqja e regjimit të vizave. /Agjencitë/

 

 

Art Channel

The author Art Channel