close
Rajoni

PRISHTINË: BE-ja ME 100 VËZHGUES NË ZGJEDHJET LOKALE

Screenshot_2

Peterle: Me interes mbarëvajtja e procesit zgjedhor


Bashkimi Evropian do të vëzhgojë edhe zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Misioni vëzhgues do të përbëhet nga 100 vëzhgues që do të jenë të vendosur në gjithë Kosovën. Kjo u bë e ditur nga Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE-ja në Kosovë, Alojz Peterle. Ai tha se për këtë mision nuk është në interes rezultatit i zgjedhjeve, por mbarëvajtja e procesit zgjedhor.

Peterle ka prezantuar edhe Raportin Përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Raporti final reflekton gjetjet e deklaratës preliminare, ku është gjetur se zgjedhjet ishin vërtetë konkurruese në pjesën më të madhe të Kosovës, por nevojitej vullnet politik për t’i adresuar dobësitë e vjetra si dhe problemet e frikësimit në zonat me serbë të Kosovës.

E gjithë korniza ligjore duhet të respektohet në përmirësimin e listës së votuesve që të dihet saktësisht numri i votuesve”.“Duhet të ketë përmirësim të transparencës qendra e numërimit duhet kenë kushte më të mira”.“Gjatë zgjedhjeve janë bërë me disa shkelje të drejta të njeriut, p. sh. komunitetet janë ato të cilat kanë pësuar shkelje të drejtave të njeriut”.“Veprat penale duhet te ndiqen dhe njerëzit e këtyre veprave duhet të ndëshkohen”.“Gjatë fushatës duhet të auditon financat e fushatave zgjedhore dhe ato auditime duhet të publikohen”.

Peterle theksoi se nevojitet vullneti politik nga i gjithë spektri politik për adresimin e rekomandimeve afatgjate, të cilat përfshijnë përmirësimin e listës së votuesve, mbikëqyrje më të mirë mbi shpenzimet e fushatës, kohën e mjaftueshme për zgjedhjet e parakohshme, përmirësime në sistemin e votimit jashtë Kosovës, përmirësimin e mekanizmit të ankesave zgjedhore, eliminimin e boshllëqeve në rregullat mbi mbulimin medial të fushatës, si dhe pjesëmarrjen më të madhe të grave në procesin zgjedhor.  /Agjencitë/ /