close

PRISHTINË: AGK PROTESTË KUNDËR SULMIT TË GAZETARËVE

Kajtazi: Sulmuesit e mi, njerëz të politikës


 

Një ditë pas sulmit fizik që iu bë kryeredaktorit të portalit Insajderi, Vehbi Kajtazi, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në shenjë proteste ngriti zërin kundrejt sulmeve të gazetarëve dhe pengimit të punës së tyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka protestuar në mbrojtje të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve. Kjo protestë vjen një ditë pas sulmit fizik që iu bë kryeredaktorit të portalit Insajderi, Vehbi Kajtazi.

Kajtazi tha se sulmuesit e gazetarëve janë njerëz të politikës që po mundohen t’i ndalojnë ata që raportojnë.

Kryetari i AGK-së, Shkëlqim Hysenaj, tha se sulmet ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë në Kosovë janë shumë të shpeshta.

Ai tha se drejtësia ka dështuar të sjellë para drejtësisë sulmuesit e gazetarëve dhe seKryeprokurori duhet të bëjë me shumë për nxjerrjen para drejtësisë gjithë ata që sulmojnë gazetarët.

 

Kajtazi u sulmua fizikisht në një nga lokalet në Prishtinë. Për sulmin ndaj tij Policia arrestoi Faton Ramadanin, pjesëtar i familjes Kiçina.

Në Polici janë shoqëruar edhe persona tjerë që kanë qëndruar bashkë me Faton Ramadanin. /Agjencitë/