close
Rajoni

PRISHTINË: AGJENDA EVROPIANE DHE LIBERALIZIMI I VIZAVE

Haradinaj: Agjenda evropiane interes strategjik


Institucionet e Kosovës janë të bindura se vizat hiqen deri në fund të vitit. Kështu është thënë pas takimit që ka pasur Këshilli Ministror për Reformën Evropiane. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kërkuar intensifikim të punës për përmbushjen e reformave të agjendës evropiane.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se agjenda evropiane është interes strategjik i shtetit të Kosovës. Në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Haradinaj ka kërkuar nga vartësit e tij që të punojnë më shumë për zbatimin e agjendës për reforma evropiane. Sipas tij, ndonëse nuk është e lidhur drejtpërdrejt, kjo agjendë ndikon edhe në liberalizimin e vizave.

Institucionet e Kosovës janë duke u vonuar me miratimin e pakos së ligjeve që dalin si nevojë për përmbushjen e kritereve në procesin e integrimeve evropiane, thonë zyrtarë të Qeverisë dhe ata të shoqërisë civile. Funksionimi i ngadalshëm i Kuvendit të Kosovës, shihet si një prej pengesave më të mëdha në këtë drejtim. Mospajtimet dhe përplasjet e shpeshta ndërmjet deputetëve të partive politike, kanë bllokuar miratimin e shumë ligjeve dhe çështjeve të tjera. /Agjencitë/

 

Art Channel

The author Art Channel