close
SportVideo

PRESS: KF SHKËNDIJA MAKSIMALISHT E PËRGATITUR

Ndeshja Shkëndija-Vardari luhet nesër në orën 14:00


Klubi i futbollit Shkëndija, një ditë para ndeshjes së parë të pjesës pranverore të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit kundër kampionit në fuqi Vardarit, është maksimalisht e përgatitur. Këtë e deklaruan trajneri përgjëgjës Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani në një takim me gazetarët. Trajneri Osmani theksoi se ekipi është mirë i përgatitur dhe se është e gatshme të përballojë edhe kushtet e vështira atmosferike.

Kapiteni Ferhan Hasani theksoi se gjatë fazave përgatitore Shkëndija ka punuar shumë, ndërkaq ka sjellë edhe përforcime cilësore ndaj edhe është shumë e drejtë që të presim suksese sidomos në ndeshjen kundër Vardarit.

Nga prurjet e reja të ekipit kuqezi, në formacionin e parë sigurtë do jetë Visar Musliu, ndërsa të tjerët do të jenë në pankinë. Përballja Shkëndija-Vardari luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj referi Aleksandar Stavrev. /SH. S. /