close
Rajoni

PODGORICË: GJUKANOVIQI SHPALLI FITORE NË PRESIDENCIALET

1E9A6480-FAE2-4CB3-932F-1F84DECF7199_cx0_cy2_cw0_w1023_r1_s

Millo Gjukanoviq ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, pasi rezutatatet preliminare e kanë nxjerr atë fitues.

Gjukanoviq, që ka qenë gjashtë herë kryeministër dhe një herë president, ka thënë se fitorja në zgjedhjet e së dielës është “edhe një fitore e rëndësishme për të ardhmen evropiane të Malit të Zi”. Agjencitë e lajmeve kanë raportuar se Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI) dhe sondazhet e pavarura, kanë thënë se Gjykanoviq ka fituar rreth 54 për qind të votave dhe se, rivali i tij kryesor, Mlladen Bojaniq ka fituar rreth 33 për qind të votave.

Duke pranuar rezultatin, Bojaniq ka thënë se “Mali i Zi ka zgjedhur atë që ka zgjedhur”, por ka shtuar se fitorja e Gjukanoviqit është si rezultat i “presionit dhe shantazhit”, dhe se ai do të vazhdojë të “luftojë për të çliruar Malin e Zi nga Gjukanoviqi dhe diktatura e tij”. Votimet e 15 prillit janë cilësuar si vendimtare për Malin e Zi, lidhur me atë nëse do të vazhdojë në kursin e saj perëndimor drejt anëtarësimin në Bashkimin Evropian ose do të kthehet mbrapa në orbitën e Rusisë. /Agjencitë/