close
Rajoni

PARIS: RAMA TAKON PRESIDENTIN E FRANCËS

Screenshot_9

“Franca i sheh positive reformat në Shqipëri”


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u takua sot në Paris me Presidentin francez, Emanuel Makron. Sipas njoftimit të faqes zyrtare të presidencës franceze, takimi ishte parashikuar në orën 11:00 në pallatin presidencial francez. Sipas mediave shqiptare Macron është shprehur i kënaqur për reformat, sidomos atë në drejtësi, në Shqipëri. Macron thuhet po ashtu se ka vlerësuar edhe rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në këtë takim, Macron ka falënderuar Shqipërinë për bashkëpunimin me institucionet e specializuara franceze për të ndalur fenomenimin e abuzimeve me sistemin e azilkërkimit. Nuk ka ende asnjë njoftim nga zyra e shtypit e kryeministrit shqiptar për këtë takim dhe çështjet e diskutuara. Por nga ato që ishin paralajmëruar edhe nga vetë kreu i qeverisë shqiptare, Rama do të duhej të bindte presidentin francez për votën e Francës pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian ne muajin Qershor.

Ky takim u vendos javën e kaluar, ndërsa më herët kryeministri Edi Rama kishte premtuar se do të bindë Presidentin Macron, madje është shprehur besimplotë se do t’ia dalë. Rreth dy javë më parë kreu i qeverisë shqiptare u takua ne Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia