close
Top LajmeVendi

OSMANI: STRATEGJIA HAP MUNDËSINË E HYRJES NË BE

Pa zgjidhejn e emrit nuk do të ketë ftesë për inkuadrim në BE


Zëvendës-kryetari i Qeverisë përgjegjës për çështje Evropiane, Bujar Osmani, në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mbajti prezantim të Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025. Osmani theskoi se pa zgjidhjen e problemit me emrin nuk do të mund të ketë ftesë për inkuadrim në strukturat euroatlantike

Osmani u shpreh i kënaqur nga progresi që është bërë në periudhën e kaluar. Si një ndër sukseset Osmani shtoi edhe faktin që në Strategjinë, në mënyrë eksplicite është theksuar mundësia e vendeve të Ballkanit Perëndimor që akoma nuk kanë filluar bisedimet, t’i arrijnë vendet që udhëheqin dhe të kyçen në dinamikën 2025 e cila parashihet në Strategjinë.

 

Osmani duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve shtoi se pa zgjidhjen e problemit me emrin nuk do të mund të ketë ftesë për inkuadrim në strukturat euroatlantike

Në vazhdim Osmani para mediave prezantoi detyrimet që duhet të marrin vendet aspirate, më së shumti në adresimin e çështjeve të brendshme në kontekst të përgatitjes së tyre për anëtarësim në BE, si dhe në mbylljen e çështjeve të hapura, në përputhje me kriteret për fqinjësi të mire.

Në kuadër të prezantimit Osmani iu referua edhe në dobitë nga Strategjia që i takojnë Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës së afrimit, si që janë rritja e mjeteve për shëndetësi, arsim, infrastrukturë, agjenda digjitale, mbështetje në biznes etj., si segment i rëndësishëm për konvergjencë e të gjitha sferave shoqërore në Republikën e Maqedonisë me ato vende –anëtare të BE-së. /Art Channel/

 

 

Art Channel

The author Art Channel