close
Top LajmeVendi

OSMANI: IVANOV TA LUAJË ROLIN E TIJ KOHEZIV

bujar-osmani-gjorge-ivanov-860×680

90 % e planit 3-6-9 është realizuar


Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në konferencë për shtyp e prezantoi statusin e implementimit të Planit 3-6-9, në prag të publikimit të Raportit të KE-së për progresin e Maqedonisë në rrugën Euro- Integruese. Osmani tha se më shumë se 90% nga Plani 3-6-9 është realizuar dhe i ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste të Qeverisë. Ndërkaq, sa i përket ligjit për gjuhët ai i  bëri thirrje presidentit Ivanov, ta shfrytëzojë mundësinë dhe ta luajë rolin e tij koheziv.

Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmanit duke komentuar ligjin për përdorimin e gjuhëve i cili për të është miratuar sepse tre herë e ka marrë mbështetjen në Kuvend i  bëri thirrje presidentit Ivanov, ta shfrytëzojë mundësinë dhe ta luajë rolin e tij koheziv.

Ndërkaq sa i përket bisedimeve me përfaqësuesen e Komisionit Evropian Federika Mogerini gjatë vizitës së djeshme në Bruksel ai theksoi se deri tek Mogerini ka përcjellur mesazhet se Maqedonia ka arritur të dorëzojë axhendë jashtëzakonisht të volitshme në nëntë muajt e fundit dhe sërish është kthyer në rrugën evropiane. Ai theksoi se Plani 3-6-9 është realizuar mbi 90 për qind dhe pret që Komisioni Evropian në raportin e tij për progresin në rrugën drejt BE-së për vendin të jetë më i mirë deri më tani dhe të përmbajë rekomandim të pastër për fillimin e negociatave inkuadruese.

“Në përgjithësi, edhe pse realizimi i këtij Plani nuk mund të shprehet në përqindje për shkak të kualitetit të disa masave, janë tejkaluar pritjet më optimiste dhe shkalla e realizimit është mbi 90 për qind. nga gjithsej 103 masa më pak se 10 nuk janë realizuar”, tha Osmani.

Osmani shtoi se reformat nuk mbesin këtu, por do të vazhdojnë edhe më tej, konform nismave prijatare strategjike të Komisionit Evropian për Zgjerim. Sipas tij, valorizimi i vërtetë i këtij suksesi do të paraqesë edhe zgjidhjen e emrit me Greqinë. /Art Channel/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia