close
Top LajmeVendi

OHËR: RAUNDI I TRETË I BISEDIMEVE DIMITROV-KOXIAS

screenshot-61-1_1523533402-1691763

Hapet çështja e kornizës kohore për zbatimin e marrëveshjes  


Është arritur përparim për një pjesë të çështjeve të cilat tashmë janë pjekur, ndërsa për një pjesë ende ekzistojnë dallime, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov pas takimit të sotëm në Ohër me kolegun e tij të Greqisë Nikos Koxias. Dimitrov tha se kanë pasur bisedime të hapura dhe të sinqerta dhe se për herë të parë është biseduar edhe për hapat se si të implementohet marrëveshja eventuale.

Dy orë ka zgjatur raundi i tretë i bisedimeve mes shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Dimitrov dhe Koxias në Ohër. Dimitrov ka thënë se bisedimet kanë qenë të hapura dhe të sinqerta dhe se për herë të parë është hapur çështja e kornizës kohore për zbatimin e marrëveshjes eventuale.

“Biseduam për të gjitha çështjet dhe dallimet rreth kontestit për emrin, për një pjesë të këtyre çështjeve ka përparim ngase tashmë janë pjekur, për pjesë tjera ende kemi dallime. Për herë të parë biseduam për kornizë kohore dhe për hapat që duhet të bëhen, nëse arrihet marrëveshje se si do të implementohet. Kjo ishte një bisedë me mendje të shtruar për njëri-tjetrin dhe sfida jonë kryesore është se si brengat kryesore të të dy plave t’i bashkojmë dhe të gjejmë kombinimim që do ta sigurojë këtë”

Ministri i Jashtëm grek Koxias ka theksuar se çështja më e rëndësishme ende nuk është zgjidhur.

“Sa më shumë që afrohemi dhe i zgjidhim problemet tona, mbeten më pak tema për zgjidhje, por megjithatë ato janë më të vështirat. Kemi bërë hapa pozitivë dhe shpresojmë se do të arrijmë që edhe problemet më të vështira t’i zgjidhim, e këto i kemi lënë të fundit. Përpiqemi të zgjidhim probleme që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe janë bërë nga të tjerët, por kjo është punë e diplomacisë.

Sot takim pune kanë pasur edhe grupet e punës të përbërë nga diplomatë të të dy vendeve. Dimitrovi ka thënë se këto grupe kanë harmonizuar tekstin për bashkëpunimin e ardhshëm në më shumë fusha të ndryshme. Dimitrovi dhe Koxiasi sërish do të takohen më 3 dhe 4 Maj në Selanik. Për bisedimet e sotme do të informohen edhe kryesministrat e të dyja vendeve. /Art Channel/