close
Vendi

NUHIU NË SPB TETOVË: 70% E STACIONEVE UDHËHIQEN NGA SHQIPTARË

Screenshot_3

Kërcënimet ndaj Taravarit janë halucinacione


Ministri i punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe zv ministri Agim Nuhiu vizituan Sektorin për punë të Brendshme në Tetovë dhe  Komunën e Tetovës virita ishte në kuadër punës dhe rezultateve të udhëheqsisë dhe punojnësve në këtë sketor. Nuhiu theksoi se SPB – Tetove, sipas kriterit territorial rreth 70% te stacioneve/departamenteve policore udhehiqen nga kuadro shqiptare.

Zëvendës-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu në pyetjen e gazetarëve lidhur me akuzat e Aleancës për Shqiptarët se përfaqësimi i shqiptarëve është i ulët në ministrinë e Punëve të Brendshme dhe se ata diskriminohen në punësim, tha se në shumë struktura të SPB-së ka shqiptarë të punësuar që i kryejnë punët e tyre.

“Ne si udheqësi jemi të detyruar për profesionalizmin edhe përfaqësimin e drejtë, dhe në shumë struktura kemi shqiptarë të cilët çdo ditë i kryejnë detyrat e veta. Sa i përket interesit të politikave ditore unë jam i informuar dhe dua t’ju informoj se në qoftë se marrim për bazë kriterin e organizimi territorial në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme, rreth 70% për qind e stacioneve policore udhëhiqen nga shqiptarë”.

Agim Nuhiu u përgjigj lidhur me kërcënimin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, për të cilin ai ka ngritur vepër penale, Nuhiu shtoi se vlerësimet e SPB Tetovë janë se ato janë vetëm halucinacione që mund të përdoren për interesat e politikës ditore të një kryetari.

“Sigurisht se Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës e ka marrë në konsideratë paraqitjen e tij dhe kualifikimi është që fakti i referuar nuk paraqet vepër penale. Ai mund të shfrytëzojë mjete tjera juridike dhe të ngrejë padi penale private meqenëse kualifikon se vërtetë ka vepër penale, vlerësimet e SPB të Tetovës janë se ato janë vetëm halucinacione që mund të përdoren për interesat e politikës ditore të një kryetari, është mirë që ai të fokusohet në programin me të cilin e ka fituar mandatin”.  

Ministri i punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe zv/ ministri Agim Nuhiu vizituan Sektorin për punë të Brendshme në Tetovë, Komunën e Tetovës dhe Komunën e Gostivarit. /Xhumadije Ibraimi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia