close
Sport

NBA: LEBRON TË LUAJË EDHE NJË SEZON NË LAKERS

James, që nga data 1 korrik do të jetë lojtari i lirë


E ardhmja e LeBron James, që nga data 1 korrik do të jetë lojtari i lirë ka krijuar shumë hamendje për të ardhmen e tij, nëse basketbollisti ikonë e NBA-së do të qëndrojë te Cleveland Cavaliers apo do të zgjedhjë ekip tjetër. Por orët e fundit qarkullojnë zëra se skuadra e Lakers është kandidatja kryesore për të marrë lojtarin, duke qenë se i ka të gjitha mundësitë financiare për ta kryer këtë transferim. Jo vetëm kaq, por prej dy sezonesh Magic Johnson dhe stafi i tij po punojnë për të realizuar këtë lëvizje të madhe, që do të ndryshonte shumë ekuilibrat e kampionatit.

Adrian Wojnarowski, një nga specialistët dhe gazetarët më të mirë të NBA-së u shpreh: “Lakers i kanë të gjitha mundësitë për ta realizuar këtë transferim, pasi kanë krijuar hapësirën e nevojshme financiare. Jo vetëm kaq, por kalifornianët mund të marrin edhe një tjetër lojtar “big”pa përmbysur skuadrën aktuale”. Edhe LaVar Ball, babai i lojtarit të Lakers, Lonzo Ball, e konfirmon këtë lëvizje: “Unë nuk besoj, unë jam i sigurtë se kjo gjë do të ndodhë. LeBron do të jetë një mbret mes shumë princërve, pasi ka përvojën e duhur për të udhëhequr një ekip të ri dhe me perspektivë”. /Agjencitë/

 

 

 

Art Channel

The author Art Channel