close
Sport

NBA: INDIANA BEFASOI CLEVELAND-in

NBA

Cleveland – Indiana 80-98


Garat e play offit në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, vazdojnë sipas itinerarit të të paraparë. Sot janë zhvilluar dy përballje në Komferencën e Lindjes dhe dy në atë të Perëndimit. Befasia e ditës së sotme është fitortja në transfertë e Indianas në përballjen me skuadrën e Cleveland, duke fituar 98-80. Oladipo ishte më efikasi duke realizuar 32 pikë për ekipin fitues, ndërsa LeBron James me 24 pikë, 10 rebaund e 12 asistë, ishte më i miri te Cleveland.

Pas kohës shtesë fiton Boston, që mundi Milwaukee 113-107. Më efikas ishte Horford që ishte më i miri, autor i 24 pikëve e 12 rebaund, mbështetur nga Rozier me 23 pikë, Morris me 21 e Brown me 20.

Në Konferecën e Perëndimit fitojnë ekipet vendase. Oklahoma mundi Utah Jazz 116-108. Më efikas ishte George që realizoi 36 pikë,  ndërsa Westbrook realizoi 29 pikë e 13 rebaund. Houston, mposhti Minnesotën 104-101. Harden realizoi 44 pikë, duke qenë vendimtar për teksanët në këtë sfidë. /Agjencitë/

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia