close
Sport

NBA: BOSTON UDHËHEQË 2:0 NDAJ CLEVELANDIT

NBA Basketbolll

Në ndeshjen e dytë Boston Celtics – Cleveland Cavaliers 107-94


Boston ka fituar 107-94 ndaj Cleveland në finalen e dytë të play off-it në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Skuadra e Celtics e shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë, duke i fituar të dyja takimet e luajtura në fushën e tij.

Fitorja e sotme ishte disi më e vështirë, pasi Cleveland e udhëhoqi takimin në shumicën e kohës, deri në mesin e periodës së tretë. Më tej, Boston arriti të rikuperojë dhe përmbysë shifrat në periodën e katërt, duke e merituar fitoren.

Më efikas në skuadrën fituese ishte Brown me 23 pikë. Për Cleveland u dallua i zakonshmi LeBron James, që realizoi 42 pikë, 10 rebaund e 12 asiste, mbështetur edhe nga Love me 22 pikë e 15 rebaund. /Agjencitë/