close
Bota

MOSKË: ARRESTOHET NJË AKTIVIST OPOZITAR

2B0F9A54-6494-471F-8F80-187B6E393238_cx19_cy0_cw79_w1023_r1_s-933×445

Aktivisti opozitar rus, Sergei Udaltsov, është arrestuar sot në Moskë derisa protestonte para Dumës ruse, që është Dhoma e ulët e parlamentit. Bashkëshortja e Udaltsovit, Anastasia Udaltsova, ka shkruar në rrjetin Tuitter se Sergei ishte marrë në një stacion të policisë.

Udaltsov dhe aktivisti tjetër, Aleksei Vorontsov, ishin duke demonstruar afër Dumës ruse, duke kërkuar amnisti për të burgosurit në gjithë Rusinë, lidhur me 100 vjetorin e Revolucionit të Tetorit, që i solli bolshevikët në pushtet në vitin 1917. /Agjencitë/