close
Rajoni

“MIRËDITA-DOBAR DAN”:  FILLON FESTIVALI-POLICIA NDALON RADIKALËT

Policia serbe me masa të shtuara të sigurisë


Në Qendrën për dekontaminimin kulturor në Beograd, të mërkurën në mbrëmje, ka nisur edicioni i pestë i festivalit të kulturës së Kosovës, “Mirëdita, dobar dan!”. Policia serbe ka ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë, për shkak të paralajmërimeve nga radikalët serb për protesta dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike në vendin ku po mbahet festivali.

Për sigurinë e pjesëmarrësve dhe mysafirëve të natës së parë të këtij festivali ishin kujdesur forca të shtuara të Policisë së Serbisë, të cilat i kanë penguar demonstruesit e Partisë Radikale Serbe dhe simpatizuesit e kësaj partie, që të arrijnë te hapësira ku po mbahet manifestimi, në qendër të kryeqytetit serb.

Festivali “Mirëdita, Dobar Dan”, që sivjet mbahet për të pestin vit rresht, sjell artistë, gazetarë dhe figura publike nga Kosova në Beograd, për tu takuar me anëtarë të shoqërisë civile në Serbi dhe organizata kulturore.

“Nëse këtij shteti, drejtimi i vetëpërcaktuar që të punojë për dialogun dhe zhvillimin e marrëdhënieve me Kosovën, nuk guxon që asnjë institucion I këtij shteti të hesht, rreth asaj se cka është dëgjuar në tri javët e fundit në Serbi, për njerëzit, të cilët dallojnë nga ne, vetëm përmes kombësisë”.

Artistët nga Kosova si duket edhe nuk kanë qenë mjaft të shqetësuar nga protestat dhe kërcënimet që vinin nga protestuesit radikalë. Këto kërcënime injoroheshin me këngë.

Ky festival ishte krijuar për të dhënë kontribut në normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, një funksion që e ka kryer me liri relative deri tash. Por, edhe vitin e kaluar u ishte ndaluar pjesëmarrja ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ishte ftuar aty për të promovuar librin, ”Dua të dëgjohem” – Libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Edhe sportistët e Kosovës në dy raste brenda këtij viti, nuk kanë arritur të marrin pjesë në gara me karakter ndërkombëtar, të cilat janë organizuar në Serbi, nën patronazhin e federatave përkatëse evropiane. /Agjencitë/

Art Channel

The author Art Channel