close
Vendi

MINISTRIA E KULTURËS: TËRHIQEN DHJETË PROJEKTE NGA PROGRAMI VJETOR

memoradum_kultura_kpu_skopje_alagjozovski_kotevski_16_april_2018_foto_naslovna

Programe kulturore në burgje


Dhjetë projekte nga Programi Vjetor i Ministrisë së Kulturës me vlerë të përgjithshme prej 500.000 denarësh janë tërhequr pas revizionit të Komisionit të Ministrisë, ka informuar sot ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski gjatë vizitës së tij në Burgun e Shutkës.

“Në këtë moment komisionet i shqyrtojnë dhe vendosin në lidhje me ankesat. Mënyra në të cilat mundemi t’u përgjigjemi ankesave do të varet nga mjetet e qasshme që do t’i kemi në disponim”.

Përmbajtje kulturore artistike për të dënuarit në Burgun e Shutkës parashikon Memorandumi për bashkëpunim që sot e nënshkruajtën ministri i Kulturës Robert Alagjozovski dhe drejtori i ENP Burgu Shkup, Gjoko Kotevski.

“Me këtë memorandum bashkëpunimi me Institucionin ndëshkues Burgu i Shkupit fillojmë një bashkëpunim të strukturuar ku do ti zhvillojmë përmbajtjet kulturo-artistike për të dënuarit, si një nga kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve. Masat parashohin vizita në ngjarje kulturo-artistike për të dënuarit shembullor, pasurimin e fondeve të bibliotekës, organizimin e punëtorive dhe ngjarje kulturo-artistike në vetë institucionin nga të burgosurit, por edhe nga artistë mysafirë”.

Lidhur me paralajmërimin e kryetarit të komunës së Qendrës, Sasha Bogdanoviq për largimin e katër përmendoreve, ministri tha se kjo është punë e komunës dhe se punohet për përmendoret e projektit “Shkupi 2014”. /Art Channel/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia