close
Ekonomi

MIELLI: ‘LUFTA’ TREGTARE MAQEDONI –SERBI

Screenshot_6

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me miellin i cili vjen refuz!


 

Ministria e Bujqësisë vendosi rregullore të re për importin e miellit, sipas Fermerëve të Maqedonisë me rregullorën e re të vendosur nga ana e autoriteteve të të dyja vendeve nuk është përcaktuar se çfarë do të ndodhë me miellin i cili vjen refuz nga Serbia dhe që nuk do të ketë pullë.

Sipas nënkryetarit të Fermerëve të Maqedonisë Memet Sinani me rregulloren e re të vendosur nga ana e autoriteteve të të dyja vendeve nuk është përcaktuar se çfarë do të ndodhë me miellin i cili vjen refuz nga Serbia dhe i cili nuk do të ketë pullë.

Ramadan Vejseli Kryetar i Grupacionit të mullistëve pranë OEMVP-së, thekosi se në këtë rast nga importi i miellit më së shumti përfitojnë tregtarët në Serbi.

Profesori universitar Alirami Saliju theksoi se Maqedonia si shtet ne këtë rast është në humbje pasi që një pjesë e devizave i nxjerrim nga jashtë.

Përndryshe,  ministria e Bujqësisë vendosi rregullore të re për importin e miellit. Sipas autoriteteve të Maqedonisë kontrolli i importit të miellit duhet të rritet, përshkak se sipas të dhënave të tyre, 25 mijë tonë të miellit që hyjnë në Maqedoni nuk kanë pulla kontrolluese dhe për këtë shkak nuk dihet kualiteti i miellit? /XH. I. /