close
KultureVideo

“METAFORA”: SHËNOHET DITA BOTËRORE E POEZISË

Manifestimi shënohet me aktivitete të ndryshme


Për ta shënuar Ditën botërore të Poezisë, Klubi letrar “Metafora”, para publikut tetovar, organizoi edicionin e dytë të Manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”. Manifestimi u mbajtë në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë.

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara,  në kuadër të kësaj dite, bëri thirrje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në nivel lokal e ndërkombëtar, në institucione publike e private, duke përfshirë këtu shkolla, bashki, muzeume, shoqata kulturore, shtëpi botuese etj. Manifestimin e shpalli të hapur Kryetari i Shoqatës për kulturë dhe art, “Tradita”, Selam Sulejmani.

Ky mmanifestim u shoqërua edhe me leximin e poezive nga krijuesë dhe profesorë të ndryshëm. /Xh. I. /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia