close
Rajoni

ÇËSHTJA E EMRIT: MEDIAT-NËNSHKRIMI, TË FTUAR DIPLOMATË TË LARTË

image_2018_01_09_1111_1515492572-480×270

“Katimerini” publikon tekstin integral


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh, ndërmjetësi Metju Nimic, dyshja evropiane Mogerini-Han pritet të jenë pjesëmarrës gjatë nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni-Greqi lidhur me emrin. Sipas paralajmërimeve marrëveshja duhet të nënshkruhet gjatë uikendit në Prespë të Vogël.

Sipas gazetës greke ‘Efimerida”, diplomatë të lartë janë ftuar të marrin pjesë në nënshkrimin e dokumentit, ku sic thuhet, do të nënshkruhet nga Ministrat Dimitrov dhe Koxias, në prani të Kryeministrave Zaev dhe Cipras të shtunën. Megjithatë, mediat greke nuk e përjashtojnë mundësinë që ky akt solemn të prolongohet për të dielën apo të hënën, në rast të stërzgjatjes së debatit në parlamentin grek kushtuar marrëveshjes me Maqedoninë. Debati është caktuar për nesër, ku është e mundshme të votohet edhe për mosbesim të qeverisë Cipras, procedurë që mund të zgjat së paku tre ditë. Lidhur me marrëveshjen, mbrëmë në televizionin grek ERT është prononcuar edhe kryeministri grek Cipras, i cili ka vlerësuar se Athina nuk mund askujt t’ia ndalojë të vetëpërcaktohet si maqedonas. Për shkak se, siç thotë, në marrëveshje ekziston zgjidhje për shtetësinë, e jo për identitetin.

“Edhe unë dhe kolegu im Zaev, në këtë periudhë, zhvilluam një betejë të vështirë, secili në vendin e tij të tejkalojmë paragjykime dhe opsesione, por edhe një përpjekje të organizuar të “tregtarëve të patriotizmit” që të mund të arrijmë deri tek një marrëveshje, i cili besojmë se është në dobi të popujve tanë. Qëllimi i marrëveshjes është që të mos e nënçmojë të drejtën për vetëpërcaktim, këtë nuk mund ta bëjmë. Nuk mund tua ndalojmë të vetëpërcaktohen si maqedonas. Termini maqedonas në marrëveshje nuk ka të bëjë me historinë e Maqedonisë greke” –

Ndërkaq, gazeta tjetër greke “Katimerini” në 19 faqe ka publikuar tekstin integral të marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Në tekstin që duhet të nënshkruhet nga të dy kryeministrat, dy vendet shkruhen si pala e parë dhe pala e dytë, më tej shkruhet se emri zyrtar i palës së dytë do të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut” që do të jetë emri kushtetues i palës së dytë dhe do të përdoret erga omnes, siç parashihet me marrëveshjen. Në nenin tjetër thuhet se shtetësia e palës së dytë do të jetë maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç do të shkruhet në të gjitha dokumentet e udhëtimit. Lidhur me kodin e vendit për tabelat e regjistrimit të automjeteve, të palës së dytë do të jenë NM apo NMK, kurse për të gjitha dedikimet tjera kodi i vendit do të mbetet MK dhe MKD. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia