close
Bota

MBYLLJA E XHAMIVE: ERDOGAN KËRCËNON AUSTRINË

Erdogan

Pas njoftimit të Austrisë për mbylljen e xhamive Presidenti turk Erdogan paralajmëroi se Turqia do të kundërpërgjigjet. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e kritikoi ashpër qeverinë austriake për planet e mbylljes së xhamive ekstremiste.

“Kam frikë se hapat e kancelarit austriak do ta çojnë botën në një kryqëzatë të re,” tha Erdogani në adresë të kancelarit Sebastian Kurz. “Mos mendoni se po e bëtë këtë, ne do të bëjmë sehir? Jo, edhe ne do të ndërmarrim disa hapa”, tha Erdogan. Turqia i quajti masat e shpallura nga Austria si armiqësore ndaj islamit dhe raciste. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia