close
Rajoni

MASAKRA E QYSHKUT: PËRKUJTOHET 19 VJETORI I MASAKRËS

14-05-2018-ZKM-1-1

I mbijetuari i masakrës i pakënaqur nga ajo që është bërë


Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të masakrës së Qyshkut, në akademinë përkujtimore kryeministri, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të dënohen kryesit e krimeve në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99. Këtë kërkesë ai e pati si për drejtësinë vendore, por edhe ajo ndërkombëtare.

Haradinaj teksa ka bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve tha krimet e kryera në Kosovë nga forcat serbe janë ndër më të mëdhatë që kanë ndodhur pas luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Kryeministri Haradinaj ka vazhduar me homazhe në fshatin Pavlan, Zahaq e Llabjan të Komunës së Pejës.

Ardian Kelmendi, i mbijetuar i masakrës në Qyshk, kujtoi ditën e 14 majit, në të cilën në këtë fshat u masakruan, vranë rreth 44 persona. Kelmendi tha se ndonëse kanë dëshmuar në gjykata, nuk janë të kënaqur me atë që është bërë. Ai madje kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian, pasi siç tha, si banorë nuk kemi fuqi më të madhe.

Në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan nga forcat serbe janë vrarë dhe masakruar rreth 100 civilë, në mesin e të cilëve kishte edhe banorë të zhvendosur nga fshatrat Vranoc, Raushiq, Batushë, Graboc e Zllapek, që strehoheshin në këto fshatra. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia