close
Top LajmeVendi

MARRËVESHJA MAQEDONI-GREQI: NUHIU-IMPAKT POZITIV PËR SHTETET E TJERA

Model për rregullimin e marrëdhënieve mes shteteve


Marrëveshja e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë do të ketë impakt pozitiv edhe për marrëveshjet mes shteteve të tjera në rajon, por jo vetëm, deklaroi kështu analisti, Qani Nuhiu. Sipas Nuhiut, situata është akoma më e pëlqyeshme për faktin se marrëveshja është arritur mbi bazën e vullnetit të dy shteteve.

Ujdia e arritur rreth çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, pas 27 vitesh, do të ketë një impakt pozitiv në të ardhmen tek shtetet e tjera, – deklaron kështu njohësi i çështjeve politike, Qani Nuhiu. Sipas Nuhiut, marrëveshja mes këtyre dy vendeve, flet për një përvojë të mirë për rregullimin e marrëdhënieve mes shteteve.

Mendoj se do të ketë impakt mjaftë pozitiv edhe për ndonjë marrëveshje në të ardhmen, Serbi – Kosovë, edhe Serbi – Bosnjë Hercegovinë, që do të mund të shërbejë si një model i cili mund të shfrytëzohet, se edhe këtu ka vullnet politik për zgjidhjen e çështjeve politike më të rënda dhe më të vështira, se edhe këtu ka një klasë të re politike e cila dëshiron që ti dërgojë sinjale pozitive perëndimit.

Sipas Nuhiut, marrëveshja e arritur ndërkombëtarisht mes Maqedonisë dhe Greqisë, e ka sjellë rajonin në një moment mjaft pozitiv, sepse siç thekson ai, kjo marrëveshje është arritur mbi bazën e vullnetit të dy shteteve pa ndonjë presion të fuqishëm ndërkombëtar.

‘Zakonisht, Ballkani është mësuar me presione të fuqishme ndërkombëtare, është mësuar me konferenca ndërkombëtare për organizimin e krizave, ndërsa tani është diçka e re, është një ndërmjetësim i formës klasike, një ndërmjetësim i ndërkombëtarëve kryesisht të OKB- së, i ndihmuar edhe nga SHBA-të, pak më të tërhequr, ashtu që edhe Unioni Europian gjithsesi, megjithatë është një moment mjaftë pozitiv. Pikërisht sepse është arritur mbi bazën e vullnetit të dy shteteve.’

Ndryshe marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për cështjen e emrit ishte përshëndetur nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare. Njohës të rrethanave politike madje kishin theksuar se kjo marrëveshje është model se si të zgjidhen cështjet identitare mes dy vendeve, duke përgëzuar autoritetet e dy vendeve për guximin, dhe lidershipin. /Blerona Jakupi/

 

Art Channel

The author Art Channel