close
Top LajmeVendi

MARRËVESHJA E OHRIT: LUMA-ZBATIMI LË PËR TË DËSHIRUAR

Screenshot_3

Zyrtarizimi i gjuhës fle në sirtaret e Kuvendit


Në prag të 17 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke parë në retrospektivë, vërehet se zbatimi i saj le shumë për të dëshiruar. Analisti, Ilir Luma deklaron se marrëveshja e Ohrit u prezantua si një marrëveshje e cila do ti rregullonte të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohej popullata shqiptare këtu në Maqedoni, por, siç thekson ai, përbërja e Marrëveshjes së Ohrit, ishte shumë e varfër për ti realizuar të gjitha ato kërkesa. Luma shton se për një marrëveshje të tillë, nuk është dashur një konflikt i armatosur, mes komuniteteve.

‘Për një marrëveshje të tillë, nuk u desh një konflikt i armatosur, mes dy komuniteteve. Por, sido që të jetë nga qarqet ndërkombëtare u pranua si një marrëveshje që do të rregullonte problemet që ekzistonin mes dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni. Tani pas 17 viteve, nga ky këndvështrim, lirisht mund të themi se unë me pak intelektualë të tjerë të asaj kohe kemi pasur plotësisht të drejtë, kur kemi thënë se në fakt, përbërja e Marrëveshjes së Ohrit, është shumë e varfër për ti realizuar të gjitha ato kërkesa.’

Sipas Lumës, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, është njëra nga pikat kryesore ku kjo marrëveshje ka ngecur. Ai poashtu përmend, demokratizimin e shoqërisë, reformat në gjyqësi e kështu  me rradhë.

‘Nuk duhet të jemi edhe defetist, disa gjëra kanë ecur përpara, por ato gjëra do ecnin edhe pa këtë marrëveshje.

Ja tani ende, pika që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe, apo zyrtarizimin, ende është në sirtarët e Kuvendit të Maqedonisë.

Demokratizimin e shoqërisë, me reformat në gjyqësi, me avansimet në aspektin e përfshirjes territoriale të zhvillimit ekonomik. … ku shumica shqiptare përbëjnë atë territor.

Përndryshe, më 13 gusht të vitit 2001, u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit e cila konsiderohej si garantuese e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.  Parimet themelore të MO-si ishin: ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike, garantimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë, konfirmimi I karakterit multietnik i shoqërisë maqedonase, ndërtim i shtetit demokratik, zhvillimi i pushtetit vendor etj.  Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia