close
Bota

LONDËR: DORËHIQET MINISTRI I DREJTËSISË

minister

Jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë në Britaninë e Madhe, Philip Lee. Shkak për këtë vendimmarrje të papritur, Lee e ka argumentuar se lidhet me politikat e Brexit, të miratuara nga qeveria e Theresa May.

“Arsyeja kryesore për vendimin e marrë është procesi i Brexit dhe dëshira për të limituar rolin e Parlamentit duke kontribuar në rezultatin përfundimtar në një votim që zhvillohet sot”, tha Philip Lee. Ai njihet si një nga personalitetet që mbështeti qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia