close
Sport

LOD: VERIU FALËNDERIM JUGUT PËR MIKPRITJEN

dd3-1-780×439

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e lavdëroi Korenë e Jugut për, siç tha, mikpritjen “mbresëlënëse” të delegacionit të Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore. Komentet vijnë pasi delegacioni zyrtar i Veriut, i udhëhequr nga motra e Kimit, Kim Yo-jong, ka mbaruar vizitën historike dhe është kthyer në Phenian.

“Pas raportit të delegacionit mbi vizitën, Kim Jong-un shprehu kënaqësi mbi të,” raportoi media shtetërore KCNA. Ka qenë ky delegacioni më i lartë koreano-verior që ka vizituar Jugun që nga Lufta e Koresë në vitet 1950. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia