close
Ekonomi

LIGJI PËR TVSH-në: PRAGU TË RRITET NË DY MILIONË DENARË

Screenshot_5

Ekspertët: Mos ngarkohen personat fizik


 

Obligimi që personat fizik të regjistrohen si obligues të TVSH-së ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion. Këto ditë ka qenë një ndër temat më e nxehtë ku kritikohet synimi i Qeverisë që t’u paguhet TVSH edhe personave fizik që në vitin 2017 kanë realizuar të ardhura më të larta se 1 milion denar.  Lidhur me këto çështje u diskutua në emsionin Arti i Financës ku bashkëbiseduesit kërkuan nga shteti që ky prag të rritet nga 1 milion në dy milionë.

Sipas profesorit universitar Etem Iseni ligji për vlerën e shtuar, ku obligues tatimorë duhet të jenë të gjithë personat që e kalojnë normen mbi 1 milionë denarë, për bizneset  e reja është shumë ngarkesë pasi siç theksoi ai, një gjë e tillë i ngulfat bizneset.

Nazmi Ejupi nga OEMVP-ja theksoi se tani më te personat fizik ekzistonë frikë se ata duhet të angazhojnë persona administrativ, ai apeloi deri tek institucionet që këtyre personave duhet t’ju zvogëlohen punët administrative e jo të ngarkohen me një gjë të tillë.

Sipas bashkëbiseduesve në këtë emision shteti duhet të mos bëj shumë ndryshime, sidomos tek tatimet lineare pasi sipas tyre, në vendet e pa zhvilluara, siç është edhe Maqedonia tatimet lineare kanë efekte më të mëdha ekonomike, ndërsa tatimet progresive janë më të favorshme për shtetet në zhvillim. /Art Channel/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia