close
Ekonomi

LIGJI PËR INVESTIME: OEMVP KËRKON MASA PËR MOTIVIMIN E DIASPORËS

Ligji për investime së shpejti në procedurë qeveritare


Masat për përkrahje financiare të investimeve, të cilat janë shumë të rëndësishme për biznesin dhe ekonominë në përgjithësi, ishin temë e takimit të Ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi me Kryetarin e OEMVP-së Nebi Hoxha.  

OEMVP vlerëson se duhet të punohet në mënyrë paralele edhe në sjelljen e rregulloreve të nevojshme për zbatim të ligjit dhe të koordinohen më mirë me organet tjera kompetente për ndihmën shtetërore. Kryetari i OEMVP, Nebi Hoxha tha se masat e planit për rritjen ekonomike janë të kënaqshme, por duhet të përfshijnë më shumë ndërmarrje.

Ndërkaq, Ministri Bekteshi theksoi se ligji për mbështetjen e investimeve së shpejti do të hyjë në procedurë qeveritare dhe pret zbatimin e këtij ligji, për të ripërtërirë aktivitetin ekonomik në vend.

“Këto masa mundësojnë trajtim të barabartë për të gjithë investitorët dhe më tej shtoi se qeveria do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për tërheqjen e diasporës për të investuar në vend. Me këtë ligj ofrojmë masa të reja të cilat synojnë rritjen dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë së vendit, duke nxitur investime të reja.

Ministri Bekteshi ftoi të gjitha kompanitë t’i shfrytëzojnë masat që i ofron Ligji për mbështetje financiare për investime dhe në këtë mënyrë të përmirësojmë standardin e jetesës së qytetarëve të Maqedonisë dhe të inkurajojnë zhvillimin ekonomik të vendit. /Xh.I. /

 

 

Art Channel

The author Art Channel