close
Vendi

LIGJET REFORMUESE: VAZHDON HARMONIZIMI MES PARTIVE

Kontestues – ligji për gjykatat


Në pritje të raportit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë, grupet e punës së LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë vazhduar me harmonizimin e ligjeve reformuese.

Ligjet janë pjesë e planit reformues të qeverisë e cila i ka vënë vetes detyrë përv të realizuar e përparimin e vendit në BE. Nga pakoja e reformave, si kontestues ishte vlerësuar Ligji për gjykatat. Nga VMRO-DPMNE kanë thënë se edhepse ishin dakorduar ndryshimet e ligjit për gjykatat, javën e kaluar ka pasur, sic thonë, reterim nga ana e qeverisë. Tani ka filluar një proces i sërishëm i bisedimeve dhe shpresojmë për rezultate- thonë nga opozita. Nga LSDM-ja thonë se grupet e punës mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë harmonizuar të gjitha ligjet reformuese që kan ëtë bëjnë me drejtësinë duke llogaritur këtu edhe Ligjin për gjykatat.

Sipas ndryshimeve të Ligjit për gjykatat që Qeveria ia ka dërguar Kuvendit, qëllimi kryesor është harmonizimi i vërejtjeve të dhëna nga Komisioni i Venedikut për ligjet e përgjegjësisë diciplinore dhe evaluimi i gjykatësve. Me ndryshimet përforcohen kriteret në vlerësimin e gjykatësve, mënjanohet mënyra e shkarkimit të gjykatësve dhe sic thuhet, lista e gjatë e rrethanave që mund të sjellin deri në dënimin disiplinor dhe çështje tjera. Në tekstin e propozim-ligjit, siç shkruhet, janë përforcuar edhe dispozitat që kanë të bëjnë me funksionin mbikëqyrës të Ministrisë së Drejtësisë, konform rekomandimeve të grupit të ekspertëve për çështje sistemore për sundimin e së drejtës e që ndërlidhen me ndjekjen e komunikimeve që ishin zbuluar në pranverën e vitit 2015. /Art Channel/

 

 

Art Channel

The author Art Channel