close
Sport

LIGA EVROPA: NESËR NË SHKUP VARDARI – ZENITI

Screenshot_1

Në Kiev takohen Dinamo – Skënderbeu


 

Nesër në programa janë ndeshjet e raundit të pare në të gjitha grupet të Ligës Evropa. Në këtë kompeticion të garave përherë të parë në historinë e futbollit merr pjesë edhe një skuadër nga maqedonia. Pra skuadra e Vardari nesër me fillim në orën 21.05 në arena “Filipi i Dytë” takohet me ekipin Zenit Petersburg.

Përfaqësuesi i Maqedonisë Vardari për këtë ndeshje ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura sa i përket organizimit, ndërsa ekipi është maksimalisht i përgatitur që me sukses të fillojë garat në Grupin L, ku bëjnë pjesë edhe Real Sociedad, Rosenborg dhe Zenit Petersburg. Trajneri Çedomir Janevski dhe futbollistët që ka në disponim në këtë fazë të grupeve kanë më teper motiv për të dëshmuar cilësit e tyre. Në këtë ndeshje me siguri nuk do të mungoj as përkarhja e tifozëve. Po në të njëjtin orar është edhe ndeshja tjetër e Grupit L, Real Sociedad – Rosenborg

Përfaqësuesi i Shqipërisë Skënderbeu i Korçës në grupin B së bashku me Dinamon e Kievit, Jang Bojsin e Zvicrës dhe Partizanin e Beogradit është në rrugë të mbarë për të shënuar rezulate që do të kënaqte drejtuesit e klubit, por edhe të gjithë futbolldashësit shqiptar. Trajneri Ilir Daja është i vetëdijshëm se udhëtimi deri në Kiev nuk do të jetë një shëtitje e thjeshtë, por ekipi duhet të bëjë më të mirën që mundet.

Dy futbollistë korçar Tefik Osmani dhe Kristi Vangjeli e njohin futbollin ukrainas falë eksperiencave personale me Matalurg Zaporizhia dhe Chronomorets ndaj edhe përvoja e këtyre do të jetë e mirëseardhur. Ndeshja Dinamo Kiev – Skënderbeu luhet neser me fillim në orën 19:00.  Nesër  luajnë edhe  dy ekipet  tjera  të  grupit B, Jang Bojs (Young Boys) – Partizani i Beogradit, gjithashtu në orën 19:00. /Agjencitë/