close
Sport

LIGA E PARË: ÇDO GJË DO TË MËSOHET TË DIELËN

Cilat ekipe do të përfaqësohen në Europë e cilat në Ligën e Dytë


 

Java e 35-të dhe e parafundit e kampionatit në Ligën e Parë akoma nuk ka të zgjidhura të  gjitha të panjohurat sa i përket dy skuadrave që do të pozicionohen në vendin e tretë dhe të katërt si dhe ekipeve për mbijetesë. Rabotniçki me  pikën e fituar në Kratovë është më afër kësaj pozite që çonë në kupat europiane, por me një kusht të vetë që të mos dështon në përballjen e fundit me Skopjen.

FC Shkupi me sukseset në ndeshjet e fundit është shumë pranë Europës me tre pikët e fituar në Manastir dhe me fitore eventuale kundër Vardarit në ndeshjen e fundit të kampionatit ekipi nga Çairi do të ketë të sigurtë pozitën e katërt. Sa i përket ekipeve që luftojnë për mbijetesë është pak sa më e qartë pasi Pelisteri  nuk ka edhe gjasa teorike për të shpëtuar dhe tani mbetet që Skopje apo Pobeda eventualisht të sigurojnë pozitën e tetë dhe balotazhin që është e vetmja shpresë për të mbetur në Ligën e Parë.

Java e parafundit e kampionatit nxori në sipërfaqe edhe golashënuesin më të mirë. Ai është Besart Ibraimi i cili me dy golat e shënuar ka arritur kuotën e 131 golave në karrierë apo 23 vetë në këtë kampionat, pas tij është Ferhan Hasani me 20 gola. Ky numër i golave i dyshes Ibraimi–Hasani, ka gjasa të ndryshon në ndeshjen e fundit të kampionatit, kur dihet se Shkëndija është nikoqire e Pelisterit në stadiumin e qytetit në Tetovë. Ndryshe kuqezinjt tetovar janë ekipi më efikas duke shënuar 97 gola dhe pranuar 27 me gjithësejt 88 pikë të grumbulluara që paraqet sukses për skuadrën tetovare.

Si do që të jetë nga java e fundit e kampionatit do të zhvillohet të dielën kur edhe do të mësohen të gjitha të panjohurat e edicionit të 26 të kampionatit të futbollit në Ligën e Parë të Maqedonisë. /Shaban Sinani/

 

 

 

Art Channel

The author Art Channel