close
Sport

LIGA E KAMPIONËVE: RAUNDI I PARË KALOI PA BEFASI

unnamed

Në Camp Nou, Barcelona fitoi Juventusin 3-0


 

U zhvilluan ndeshjet e raundit të parë në Ligën e Kampionëve, në Grupin A, B, C dhe D. Në tetë ndeshjet e zhvilluara efikasiteti ishte shumë i lartë pasi u shënuan gjithësejt 28 gola, apo mesatarisht 3.5 gola për çdo ndeshje. Në Grupi A Manchester Junajtedi mundi Baselin e Zvicrës 3:0, ndërsa Lisbon Benfika u befasua nga ekipi CSKA i Moskës duke pësuar 1-2.

Në grupin B të Ligës së Kampionëve kurrsesi nuk mund të kishte surpriza. Bajerni i Mynihut dhe Pari Sent Xhermen fituan lehtësisht ndeshjet e tyre të para në kompeticionin më të madh në kontinent. Bajerni mundi Anderlechtin 3-0, ndërsa PSG në transfert mundi Seltikin 0-5. Te ekipi francez u veçuan treshi Neymar, Mbappe, Cavani. Në grupin C, ndeshja ndërmjet Romës dhe Atletiko Madridit përfundoi pa gola 0-0, ndërsa Çelzi ishte pamëshirshëm kundër Qarabag-ut duke e mundur thelllë 6-0.

Barcelona ka fituar Juventusin me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë në kuadër të grupit D në Ligën e Kampionëve. Ishte Lionel Mesi që shënoi dy gola në minutën e 45-të dhe 69-të, ndërsa golin tjetër e realizoi Rakitiq në të 56-tën, duke marrë kështu hakmarrjen ndaj “bardhezinjëve” për eliminimin në gjysmëfinale të edicionit të kaluar.  Olimpiakos që drejtohet nga trajneri shqiptar Besnik Hasi, pësoi në terrenin vendas nga Sportingu i Portugalisë 2-3. /Agjencitë/