close
Vendi

LGBT: NUK DO TË KETË IFTAR NË TETOVË

CC83CEAC-C487-4352-9B8A-C9B118166171

Myftinia e Tetovës: Mos bini pre e provokimeve


Policia e Tetovës përmes një komunikate për opinionin njofton se përfaqësues të komunitetit LGBT-Tetovë kanë denoncuar kërcënime përmes rrjeteve sociale, lidhur me organizimin e një iftari në Tetovë. Përfaqësues të këtij komuniteti i kanë thënë policisë së Tetovës, siç thuhet, informacioni është interpretuar gabimisht dhe se nuk do të ketë iftar në Tetovë.

Siç njofton SPB-Tetovë më datë 11 Qershor në orën 20 e 40 minuta, në Stacionin Policor në Tetovë nga ana e personit me iniciale B.A-Kryetar i Komunitetit të LGBT-së Tetovë është denoncuar vepra “cënimi i sigurisë’, siç thuhet, të kryer nga ana e tre personave të panjohur përmes rrjetit social Facebook, ku i janë dërguar mesazhe kërcënuese. Sipas policisë, personi B.A në një deklaratë ka theksuar se informacioni ka qenë i interpretuar gabimisht dhe se nuk ka pasur qëllim që të organizojë Iftar në Qendrën e Tetovës, por, siç thuhet, u ka bërë thirrje anëtarëve të komunitetit për iftar në qendrën ditore-zyrën e LGBT-së në Tetovë. Siç thuhet në komunikatën e SPB-së Tetovë, nga ky komunitet kanë thënë se për shkak të shkaqeve të sigurisë, iftari është anuluar.

Ndryshe, kohëve të fundit ka pasur reagime të shumta, kryesisht përmes rrjeteve sociale kundër organizimit të një iftari të këtillë në Tetovë. Ka pasur edhe thirrje për protesta për të parandaluar një veprim të këtillë, që nga popullata ishte konsideruar si provokim ndaj popullatës myslimane, sidomos në këtë muaj të Ramazanit. Ka reaguar edhe Myftinia e Tetovës.

BFI – Myftinia e Tetovës dënon ashpër provokimin e një grupacioni avanturier, të cilët në emër të lirisë së shprehjes, me ikonografinë e publikuar ose thirrjet për organizime iftari, fyejnë rendë dinjitetin e besimtarëve në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Këto aktivitete i vlerësojmë si tendencioze dhe me agjenda të dyshimta. Ftojmë besimtarët që mos bëhen pjesë e këtyre provokimeve.

Ndryshe, as nga Komuna Tetovës, por as nga SPB-Tetovë nuk është kërkuar leje për organizimin e Iftarit në sheshin e Tetovës. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia