close
Vendi

LËNDA “TANKU”: KËRKOHET DËNIMI I GRUEVSKIT DHE POPOVSKIT

Gruevski-gjykate-780×439

Gruevski ka urdhëruar për blerje të mercedesit


Pala e akuzës kërkon dënimin e Nikolla Gruevskit dhe Gjoko Popovskit, në lidhje me lëndën e PSP-së, “Tanku”, respektivisht për blerjen e Mercedesit prej rreth 600 mijë eurove.

Në vitin 2011 Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka sjellë vendim për blerje të një veture që do të kushtonte më së shumti 243.000 euro për shkak buxhetit të varfër të Ministrisë, por me ndikimin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili ka kërkuar veturë luksoze, ish-ministrja Gordana Jankulovska ka nënshkruar vendim për furnizim të veturës prej rreth 600.000 eurove.

Kështu prokurori i Prokurorisë Speciale Publike i filloi fjalët përfundimtare të rastit “Tank” për pjesën rreth ndikimit joligjor të Gruevskit për furnizimin e mercedesit luksoz, të cilin nuk kanë mundur ta refuzojnë sepse ishte shef.

Ai i theksoi të gjitha dëshmitë se si është manipuluar furnizimi publik nga ana e të aluzuarit të tretë, ish-shefi i furnizimeve publike në MPB. Gjegjësisht, se si me ato kritere me të cilej kërkohej vetura është përjashtuar konkurrenca. Për specifikat teknike që janë theksuar në dokumentacionin e tenderit, ofertë ka dhënë vetëm “Makautostar”. PSP e lexoi edhe “bombën” ku Gruevski i thotë Jankullovsës se deri në zgjedhjet lokale do të vozitet me veturën e vjetër, gjegjësisht te vendi ku do ta presin gazetarët dhe qytetarët, ndërsa pas zgjedhjeve lokale, do të themi, siç tha, se e kemi marrë nga MPB. Jankullovska është veçuar nga procedura e rastit “Tank”.  Prokurori Gavrill Bubevski kërkoi aktvendim dënues për Gruevskin sepse, siç tha, me vetëdije e ka kryer veprën. Gjithashtu është kërkuar aktvendim dënues edhe për Popovskin për shkelje të ligjit për furnizime publike për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizim.

Sipas akuzës, është e qartë se kompania Mak Auto Start është favorizuar, pasi që ka qenë përfaqësuesi i përgjithshëm për veturat Mercedes, dhe se me kushtin që vetura të servisohet vetëm te një automekanik i autorizuar, e ka përjashtuar konkurencën, sepse vetëm kjo kompani është e autorizuar. Akuza konsideron se paratë për Mercedesin janë harxhuar në formë jo të arsyeshme, për shkak të mënjanimit të konkurrencës. /Art Channel/