close
Bota

LAVROV: RUSIA ËSHTË E PAFAJSHME

“Rusia është e pafajshme dhe e gatshme të bashkëpunojë lidhur me hetimin për helmimin e ish-spiunit rus Sergej Skripal dhe të bijës, nëse Mbretëria e Bashkuar do të respektojë detyrimet ndërkombëtare”. Kështu është shprehur ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov në një konferencë për shtyp.

Më herët kryeministrja britanike Theresa May i dha kohë Moskës deri mesnatën e së mërkurës për të dhënë shpjegime për helmimin, në të kundërt Londra ka premtuar masa ndëshkuese. Lavrov ka nënvizuar se Moska ka “dërguar një kërkesë zyrtare për qasje në hetime në mënyrë që ekspertët e Kremlinit të testojnë konform Konventës për armët kimike”. /Agjencitë/

Art Channel

The author Art Channel